Vijon rritja e bilancit tragjik në Turqi, mbi 1700 të vdekur, mijëra ende nën rrënoja

Të paktën 1700 persona besohet të kenë vdekur pas dy tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Numri i konfirmuar i vdekjeve nga tërmeti i mëngjesit të sotëm në Turqi është rritur në 1014, tha kreu i Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit.

Numri i të vdekurve në Siri tani është 783, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Në total janë të paktën 1,797 persona të vdekur.

Ende po dalin informacione për ndikimin e një tërmeti të dytë që goditi provincën Kahramanmaras të Turqisë vetëm disa orë pasi i pari goditi pranë qytetit të Gaziantep, rreth 80 milje në jug.

Të paktën 70 njerëz ishin konfirmuar tashmë të vdekur në Kahramanmaras përpara se të godiste tërmeti i dytë. Numri aktual i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet për rikuperim vazhdojnë.

Numri i të vdekurve sipas zonave në Turqi, siç jepet nga AFAD në një deklaratë:

Kahramanmaraş: 191

Gaziantep: 200

Shanliurfa: 27

Dijarbakır: 41

Adana: 43

Adiyaman: 20

Osmaniye: 131

Hataj: 250

Kilis: 13

Malatia: 98

/Albeu.com/


Shtuar 6.02.2023 14:36