Vijon numërimi në 9 qarqe, mbetet në rritje numri i votave të pavlefshme

Vijon numërimi i fletëve të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit, ku deri më tani është shpallur fitorja e PD në Dibër dhe Kukës dhe PS në Gjirokastër, teksa procesi është drejt përfundimit në qarkun Vlorë.

Sipas shifrave të bëra publike nga KQZ, janë 1308468 vota të vlefshme teksa mbetet po në rritje edhe numri i atyre të pavlefshme, ku tashmë ka shkuar në 69759.

Faktikisht, kjo është një shifër e lartë dhe mund të themi rekord votash të hedhura kot.


Shtuar 27.04.2021 03:55