Numërohen mbi 1 milionë e 300 mijë vota, si ndahen mandatet mes PS, PD dhe LSI

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, teksa është bërë numërimi i 4411 kutive të votimit nga një total prej 5199 të tilla, Partia Socialiste kryeson garën elektorale me 635232 vota ose ose 48.69 %.

Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me një total votash në rang vendi prej 513 359 vota, ose 39.35 %.

Forca e tretë politike në vend renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me një total votash prej 89710 ose 6.88 përqind.

Surprizë e këtyre zgjedhjeve është PSD e deputetit Tom Doshi, e cila ka siguruar 28684 vota ose 2.23%.

Duke i përllogaritur në bazë të qarqeve specifike votat e deri tanishme i japin mazhorancën Partisë Socialiste me 73 mandate, e ndjekur nga PD me 59, LSI me 5 dhe PSD me 3.

Teksa kanë ngelur dhe qindra kuti votime, gara mund të konsiderohet ende e hapur.


Shtuar 27.04.2021 03:49