Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore, ka përjashtuarmenjëherë efektivin Shkëlzen Gjonaj, pas publikimit në media të një videoje ku ai vjedh nga një makinë private portofolin e drejtuesit te mjetit.
Ndërkohë në një tjetër video Gjonaj shihet duke rrahur një qytetar.
AMP me anë të një reagimi sqaron s eka pezulluar oficerin, ndërsa ka nisu procedurat për
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj., me detyrë specialist i Policisë së Rendit në Komisariatin e Policisë Shkodër, sqarojmë se:
Pas transmetimit të një rasti tjetër të abuzimit me detyrën nga ky punonjës policie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur përjashtimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit të punonjësit të Policisë nënkomisar Sh. Gj.
Ndërkohë AMP është duke kryer veprimet procedurale për arrestimin e tij.
Policia e Shtetit falënderon median që denoncon raste të tilla dhe siguron qytetarët e median se është e vendosur për të larguar nga radhët e saj cilindo punonjës që do të cenojë të drejtat dhe liritë e qytetarëve apo do të abuzojë me detyrën.