Vidhnin kartat e ID të pacientëve, gjykata merr vendim për dy infermieret e arrestuara

Gjyakta ka marrë vedim për dy infermieret e arrestuara, Elisabeta Bardhollari dhe Orjada Hoxhën, të cilat në bashkëpunim me njëra – tjetrën vidhin kartat e ID të pacientëve dhe përmes këtij mashtrimi përvetësuan rreth 400 milion lekë pajisje elekroshtëpiake

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Badhollarin dhe arrest shtëpie për Hoxhën.

Referuar hetimeve infermierja e psikiatrisë u vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi.

39-vjeçarja Bardhollari mësohet se ishte e punësuar si infermiere në spitalin nr.5 në Tiranë, ndërsa 32-vjeçarja Hoxha, punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake.

Si rezultat i hetimeve rezulton se infermierja vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për trajtim dhe më pas ia jepte Hoxhës. Kjo e fundit i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Rasti u zbulua pas denoncimit të bërë nga një qytetar në polici.

NJOFTIM PER MEDIAN

Sikurse është raportuar në media të ndryshme, mbi kallëzimin e bërë nga disa shtetas, u bë i

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim E.B dhe O.H, , të dyshuara për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi në kredi” në bashkepunim, parashikuar nga nenet 146 dhe 25 të Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1699 Akti , datë 30.09.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

– Për personin nën hetim E.B caktimin e masës “Arrest në burg”.
– Për personin nën hetim O.H caktimin e masës “Arrest në Shtëpi”.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personat nën hetim E.B dhe O.H.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 935 datë 13.10.2021 vendosi:

-Miratimin e vendimit nr. 1699 Akti , datë 30.09.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë./albeu.com

 

 

 


Shtuar 13.10.2021 14:25