Videoskandali me protagonist kryebashkiakun e shkarkuar të Kukësit, Safet Gjici, ka qenë tema më e komentuar e ditës së premte në çdo studio televizive dhe rrjetet sociale.
Pas publikimit të videos ku Safet Gjici dhe një 40-vjeçare e identifikuar si Alma.K në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, bëri që qeveria ta shkakonte menjëherë të zgjedhurin e qytetarëve kuksianë në 14 maj.
Ndërkohë lidhur me rastin gazetari Arian Çani duke folur në emisionin e tij “Zonë e Lirë”, teksa ka komentuar video-skandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit, i cili kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij, tha se Gjici nuk është i vetmi person që ka kryer një akt të tillë në zyrë, duke pretenduar se edhe të tjerë zyrtarë kanë vepruar në të njejtën mënyrë.
Ai deklaroi se kryebashkiakun socialist e penalizoi fati i keq i tij.
“Fati i keq i Safetit se të gjithë nëpër zyra e bëjnë. Dhe shumë mirë bëjnë, më mirë në zyrë sesa në hotele, le nam”, theksoi gazetari.