VIDEO/ U arrestua në Elbasan, mashtrusei turk mbërriti sot në Stamboll, pamjet nga ekstradimi

Mediet turke kanë publikuar pamje nga ekstardimi i biznesmenti turk, Faruk Ozer, drejt Stambollt. Ish bosi i kriptomonedhave, Faruk Ozer u ekstradua sot drejt Turqisë. Faruk Ozer u arrestua në 30 gusht të vitit të kaluar në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turqia pasi akuzohet për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve me kriptomonedhën virtuale “Thodex”.

Por kush është Faruk Fatih Özer dhe për çfarë akuzohet?

Faruk Fatih Özer u arratis nga Turqia duke mashtruar dhjetëra mijëra turq, të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Ozer është larguar nga Turqia me 2 miliard dollar në kriptomonedha duke humbur të gjitha gjurmët.

27-vjeçari është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore turke dhe nga Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit në Lyon.

Faruk Ozer rezultoi të ishte futur në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar të Rinasit më 20 prill të vitit të shkuar, ndërkohë që dolën dhe pamje filmike nga momenti kur ai u akomodua në një prej hoteleve të kryeqytetit, nga një shtetas shqiptar, i cili ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të veprës penale që kishte kryer biznesmeni turk.

Ndërkohë përmes një postimi në Tëitter Ozer mohoi asokohe akuzat, ku theksonte se kompania ishte në shënjestër të një fushate shpifjesh.

Sipas tij, kompania pezulloi përkohësisht aktivitetin, pasi llogaritë treguan një aktivitet të pazakontë për shkak të një sulmi kibernetik. Kujtojmë se Prokuroria turke ka mbyllur ne prill të këtij viti dosjen hetimore në ngarkim të bosit të kompanisë së kriptomonedhave “Thodex” Faruk Fatih Ozer duke e çuar atë në gjykatë.

Ndaj tij dhe tre bashkëpunëtorëve të tjerë, prokuroria ka kërkuar më shumë se 40 mijë vite burg për secilin. Ozer dhe tre bashkëpunëtorët e tij akuzohen se kanë ngritur një skemë mashtrimi duke futur në të dhjetra mijëra turq që menduan të investonin në kriptomonedha përmes kësaj platforme/albeu.com/