VIDEO/ Tensione nga protesta në Elbasan, shkulen tabelat e sinjalistikës rrugore dhe u vihet flaka koshave të mbeturinave

Këtë të shtunë, protesta e të rinjve në Elbasan, e cila nisi e qetë, nuk ka vijuar e tillë. Gjatë marshimit në rrugët e qytetit, situata është tensionuar, ndërsa protestuesit kanë shkulur tabela të sinjalistikës rrugore dhe kanë djegur kosha të mbeturinave.

Tubimi nisi nga sheshi kryesor i qytetit, ku një grup i vogël të rinjsh u nis përgjatë bulevardit, duke brohoritur në kor thirrjet kundër qeverisë, mes tyre edhe “Rama ik”.

Të lidhura

None found

Gjatë marshimit, protestuesit u janë drejtuar edhe qytetarëve që ndodheshin në lokalet përgjatë bulevardit, duke i ftuar t’u bashkohen protestave.

“Çohuni nga kafenetë, bashkohuni me ne!”, ishte thirrja e përsëritur nga të rinjtë gjatë lëvizjes së tyre në rrugët e qytetit.

Megjithatë, pjesëmarrja në protestë vijon të jetë e ulët, ndërsa përshkallëzimi i situatës ka shënuar një ndryshim nga nisja e qetë e tubimit.

Protesta në Elbasan zhvillohet për të tretën ditë radhazi, në një klimë mobilizimi dhe tubimesh që kanë përfshirë edhe qytete të tjera të vendit.

 


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişbahsegelkahraman haber