Video-skandali në bashkinë e Kukësit, dy vite burg për Safet Gjicin, një vit për Alma Kaçin

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici është dënuar me tre vite heqje lirie për shpërdorim detyre.

Por me gjykim të shkurtuar, Gjicit i ulet dënimi në dy vite burg.

Mësohet se Gjicit i është ndryshuar akuza nga “korrupsion” në “shpërdorim detyre”.

Ndërsa Alma Kaçi, e cila ishte protagoniste e video skandalit brenda bashkisë së Kukësit, është dënuar me 1 vit burg për prostitucion.

Sakaq, Gjicit i është hequr edhe e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.

Para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

“Unë kam marrë dënimin më të madh, është dënimi moral. Iu kërkoi falje familjarëve të mi dhe qytetarëve të Kukësit”, tha Gjici.

Safet Gjici dha dorëheqjen në qershor 2023, një muaj pasi u rizgjodh në krye të bashkisë së Kukësit.

Pas një videoje të publikuar ku shfaqej Gjici dhe Kaçi duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, me urdhër të SPAK, ish-kryebashkiaku u arrestua./albeu.com