Periudha “post-Ronaldo” duket se ka nisur me sukses për trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag. “Djajtë e kuq” arritën të siguronin një fitore të pastër 3me 0, ndaj një kundërshtari që i hapi jo pak probleme (Nottingham Forest).
Djemtë e ten Hag nuk vonuan ofensivat sulmuese, por me të dëgjuar bilbin e arbitrit filluan të ushtronin presion mbi portën e kundërshtarit.
Goli i parë do të vinte në minutën e 19’, nga Marcus Rashford, i cili pas një pasimi në qendër të zonës nga Christian Eriksen, goditi saktë portën e mbrojtur nga Hennessey, duke e çuar topin në rrjetë. Goli i dytë nuk do të vononte pasi vetëm 3 minuta më vonë, Martial realizon me një goditje potente në hyrje të zonës.
Pjesa e dytë do të ishte e qetë, deri në minutën e 88’, ku Fred shënon golin e tretë pas një pasimi të Casmeiros, duke i dhënë Nottinghamit goditjen e “knock-out”.
Pas kësaj fitoreje, Manchester United shkon në kuotën e 29 pikëve dhe ndodhet në vendin e 5-të, me 4 pikë më shumë se Liverpool i vendit të 6-të. /albeu.com
SHIKONI GOLAT: