Bardonecchia, një komunë italiane e vendosur në qytetin e Torinos është “varrosur” nën baltë.
Mbrëmjen e djeshme pati vërshim të papritur të një përroi të shkaktuar nga një rrëshqitje dheu për shkak të stuhisë.
Të lidhura
None found
Balta dhe mbeturinat kanë përfshirë qytetin. Një person ka mbetur i plagosur, fatmirësisht jo rëndë, pas përmbytjes.
“Unë jam në kontakt të drejtpërdrejtë me kryebashkiaken Chiara Rossetti”, thotë guvernatori i Piemonte Alberto Cirio, i cili më konfirmoi se nuk ka viktima dhe madje pesë personat e raportuar fillimisht të zhdukur janë gjetur.
Ky është sigurisht një lajm i mirë. Megjithatë, dëmi është shumë i madh.
Ishte një cunami i vërtetë balte që goditi qytetin mbrëmë: në videot e postuara në rrjetet sociale, të cilat tashmë janë bërë virale, shohim disa njerëz që ikin ndërsa pas tyre vjen vala e mbeturinave që pushton qytetin.
Banorët dëgjohen duke bërtitur “Ik, ik”.
https://www.youtube.com/watch?v=ub7esTGLjow
Mëngjesin e sotëm Bardonecchia, pak kilometra larg kufirit me Francën, u zgjua e zhytur në baltë.
Makinat janë mbuluar tërësisht me baltë dhe rrugët e qytetit janë mbushur me grumbuj mbeturinash.
Rreth 120 persona u shpërngulën gjatë natës për shkak të shtëpive të pushtuara nga balta.
