Një video e cila tregon një pasagjer në një fluturim të Southwest Airlines për në Orlando i cili zemërohet nga të qarat e një foshnje është bërë virale.
Videoja që qarkullon në internet tregon pasagjerin që fillon të mallkojë foshnjën, prindërit dhe stjuardesat e fluturimit në Southëest që përpiqen të qetësojnë situatën.
“Pagova një biletë për të pasur një fluturim të rehatshëm”, dëgjohet të thotë burri i acaruar përpara se të vazhdojë: “Ky fëmijë ka qarë për 40 minuta.”
Kur ekuipazhi i kërkon të ndalojë së bërtituri, pasagjeri zemërohet edhe më shumë.
“Unë nuk po bërtas. A doni që unë të bërtas? Atëherë do të bërtas”, paralajmëron ai.
Ndërsa burri vazhdon të jetë i acaruar, një pasagjer pranë tij përpiqet ta qetësojë duke i kujtuar se ai është një burrë i rritur që i bërtet një foshnjeje./Albeu.com/