VIDEO/ Nis me tensione protesta te bashkia e Tiranës, Malkaj: Këta nuk janë rilindas, këta janë plehra

Tensione tek protesta te bashkia pasi policia hapi rrugën për makinat pasi kishte njoftuar më parë se do të ndalonte qarkullimin për shkak të protestës.

Policia u kërkon protestuesve mosbllokimin e rrugës. Pas ketyre incidentete ka nisur dhe protesta para bashkisë së Tiranës ku kërkohet largimi dhe arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj si të përfshirë në aferën ”5D” si dhe tek inceneratori i Tiranës.

Aktori Mehdi Malkaj, gjatë fjalës së tij u shpreh se everinë duheta ta bësh zap e ta kontrollosh jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë  Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai.

Mehdi Malkaj: “Gjyshja ime thoshte se nuk më dhemb koka në një vend. Jemi në këtë fazë që nuk na dhemb koka vetëm në një vend, por na dhemb e gjitha.

Të nderuar zonja e zotërinj, ehd eju policë ta gëzoni Shqipërinë që ka mbetur, ta gëzoni për momentin  se do shitet dhe ajo copa copa se ka dalë një, nuk shaj as dot por ka dalë një plehrë që mer gjithçka që i del përpara.

E zotërinj polic edhe ju jeni për ta mbrojtur Shqipërinë, që e martë e mira. Shqipëri, më jep nder më jep emrin shqiptar, zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.

Ku jemi me Naimin? Këta nuk janë rilindas janë plehra, si nuk kam një grusht të fuqishëm tha Migjeni më ja ngjesh këtyre.

Zonja e zotërinj kudo e sido që  jeni ju bëj thirrje si një qytetar i zakonshëm shqiptar duhet ta mbrojmë Shqipërinë me gjak e me djersë se na iku Shqipëria.

Ata që dinë pak histori e dinë që populli trim i Tepelenës dhe Vlorës kanë derdhur gjak për pak vend dhe ky e shet :He mo ti mere se kot e kemi aty’.

Qeverinë duheta ta bësh zap e ta kontrollosh jo ta lesh të lirë këtë (Ramën) që vjen e i bie në gjunjë  Melonit se do i rregullojë marrëdhëniet me Trump se ky mendon se Trump e ka mendjen te ai”.

 


Shtuar 17.01.2025 11:45