Në një numër të madh videosh, kryebashkiaku i Nafplios, Dimitris Kostouros është regjistruar duke hedhur mbeturina, madje edhe jashtëqitje, në banesën e kandidatit për kryetar bashkie Dimitris Orfanos.
Në video, siç raporton Star, shihet një makinë duke kaluar jashtë një shtëpie në Nafplio dhe shoferi duke hedhur një çantë nga dritarja e hapur e pasagjerit.
The Star raportoi se Kostouros është kapur në më shumë se 20 video nga kamerat e sigurisë që Orfanos instaloi në shtëpinë e tij.
Kandidati për kryetar Bashkise, Nafplio ka ngritur tashmë padi ndaj kryebashkiakut aktual për fyerje, kanosje dhe tentativë për vepër të paligjshme dhe ky i fundit po përgatitet të përgjigjet me padi për shpifje. /Albeu.com