VIDEO/ Dyshohet për rrjedhje gazi, evakuohen pasagjerët në një stacion treni në Londër

Stacioni Farringdon Station në Londër u evakuua dhe u mbyll përkohësisht pas raportimeve për një rrjedhje të mundshme gazi.

Ndërsa u raportua se disa pasagjerë nuk ndiheshin mirë. Sipas autoriteteve, British Transport Police u njoftua për incidentin dhe menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, ambulancat dhe ekipet zjarrfikëse për të menaxhuar situatën dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.
Stacioni u evakuua si masë paraprake, ndërsa ekipet emergjente kryen kontrolle për të verifikuar burimin e mundshëm të rrjedhjes së gazit.

Të lidhura

None found

Hetimet vijojnë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi shkakun e incidentit.


Shtuar 30.04.2026 13:35