VIDEO/ Aksident i rëndë në Itali, kamioni përplas për vdekje 65-vjeçarin shqiptar (EMRI)

Pasditen e djeshme rreth orës 15:00 (11 mars), një aksident me vdekje ka ndodhur në komunën Azzano Decimo. Viktima është Xhavit Halilaj, 65-vjeç me banim në Sacile me origjinë nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, Halilaj i bëri shenjë një kamionçine që po transportonte mjete pune që të ndalonte, pasi po humbte një pjesë të ngarkesës.

Të dyja mjetet dolën në korsinë e emergjencës. Në momentin që 65-vjeçari doli nga makina, u godit nga një kamion që po afrohej.

Tre personat në makinë, u plagosën në aksident dhe u dërguan në spital.

 

 


Shtuar 12.03.2025 11:22