Vettingu në politikë, Rama: Nëse opozita na bind, jemi të hapur për dialog

Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e sotm, i ftuar në emisionin “Now with Erla Mëhilli” ka thënë se është i hapur të ulet në dialog me opozitën për ndryshimet kushtetuese që ata propozojnë.

“Nëse opozita na bind që ndryshimet kushtetuese duhen zhbërë, atëherë ne jemi të gatshëm për të dëgjuar me respekt. Mbase i bindim ne ata që nuk duhen zhbërë, mbase na bindin ne ata. Rëndësi ka të ketë dialog”, u shpreh kryeministri Rama./albeu.com

 


Shtuar 18.10.2021 22:15