Vetëplagoset me thikë një 29-vjeçar në Durrës, dërgohet në spital

Në Durrës një 29-vjeçar është vetëplagosur me thikë në lokalin ku punonte. Ai është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet pse I riu u vetëlëndua, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se  është  vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 11.06.2021 18:17