Melsi Bogdani u zgjodh ditën e sotme, kreu i ri i Këshillit Bashkiak të Fierit. Këshilli Bashkiak i Fierit votoi ditën e sotme për kreun e ri të këshillit, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm 41 këshilltar. Më parë, grupi socialist paraqiti një mocion shkarkimi dhe i kërkoi Antoneta Çunajt të jepte dorëheqjen, por ajo shmangu votimin për shkarkimin e saj. Kjo duke i hapur rrugë procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Këshillit Bashkiak. Bogdani, u propozua nga grupi më i madh politik në këshill si pasardhës i saj.
Antoneta Çunaj deklaroi se do të vijojë të kontribuojë si këshilltare, ndërsa mohoi zhvillimin e një votimi të fshehtë. Në lidhje me këtë ajo paraqiti dorëheqjen e parevokueshme.
Të lidhura
None found
Pas mbledhjes së Komisionit të Mandateve për verifikimin e kërkesës së këshilltarëve socialistë, vijoi procesi i votimit dhe Melsi Bogdani mori numrin më të lartë të votove, me vetën një votë kundër. Gjatë fjalës së tij, pas fitores Bogdani, vlerësoi punën e ish-kryetares, ndërsa shtoi se këshilli do të hyjë në një tjetër nivel funksionimi.
