Këshilli Bashkiak i Vlorës ka miratuar një tarifë prej 700 lekësh për përdorimin e plazheve publike, duke hapur një debat të fortë mes mazhorancës dhe opozitës. Vendimi u mbështet nga shumica e këshilltarëve socialistë, por pati edhe zëra kundërshtues brenda grupit, pasi një këshilltare e majtë votoi kundër.
Opozita e cilësoi vendimin të paqartë dhe pa transparencë. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Atird Hoxha, deklaroi se qytetarët nuk shohin përfitime konkrete nga ndërhyrje të tilla dhe se tarifa e re është një barrë shtesë për pushuesit.
Të lidhura
None found
“Vendimet merren, por mungon transparenca për projekte të tilla. Sa herë ndërhyhet, qytetarët nuk shohin përfitim konkret”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, mazhoranca argumentoi se pagesa lidhet me menaxhimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave bregdetare, edhe pse detajet mbi mënyrën e zbatimit nuk u bënë publike.
