Ylli i TikTok-ut, Cooper Noriega ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.
Ai u gjet i vdekur në Kaliforni, në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Shkaku i vdekjes së Cooper nuk është bërë i ditur dhe çështja është ende nën hetim.
Së fundmi, 19-vjeçari kishte bërë disa video në lidhje me betejat e tij me shëndetin mendor dhe varësinë. Të dielën e kaluar ai njoftoi se po krijonte një grup për njerëzit që të flisnin për përvojat e tyre me shëndetin mendor në platformën e mesazheve Discord.
Kujtojmë se ai kishte një profil me më shumë se 1.7 milionë ndjekës.