Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si Mond Çekiçi, u ekzekutua mëngjesin e sotëm sot në Durrës brenda makinës së tij.
Ngjarja ndodhi pranë Drejtorisë Arsimore Durrës, rreth orës 08:40 të mëngjesit. 40-vjeçari, i njohur ndryshe si Mond Çekiçi, pjesëtar i grupit të bandës kriminale të Lul Berishes.
Viktima udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën. Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.
Mësohet se ekzekutorët e tij kanë qenë të veshur me veshje ushtarake.
Fill pas kësaj, ata janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.