Veshur kuq e zi, shqiptarët në Boston festojnë Ditën e Flamurit me këngë e valle (FOTO)

Shqiptarët janë bërë bashkë për Ditën e Flamurit. Në Boston, ata janë mbledhur për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë.

Me flamurin kuq e zi, plisin në kokë, kanë mbajtur këngë e valle shqiptare.

Në 28 Nëntor bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të vishet kuq e zi si asnjëherë më parë.

Të gjitha bashkitë e trojeve shqiptare, përfshirë edhe arbëreshët e Italisë do të jenë në Tiranë për të festuar së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë.


Shtuar 26.11.2023 19:33