Vendosi qendrën e votimit pranë Ambasadës Amerikane, provokim? Përgjigjet Berisha

Ish-kryeministri Berisha është pyetur nëse vendosja e qendrës së votimit pranë Ambasadës Amerikanë ka qenë një provokim ndaj SHBA.

Berisha është shprehur se ajo ka qenë provokim aq sa SHBA ka provokuar Berishën. Sipas Berishës, SHBA është një vend që ai e adhuron shumë e s’mund të ketë provokime.

“A ka qenë provokim vendoja e qendrës së votimit pranë Ambasadës Amerikanë?”, e pyeti gazetarja.

“është provokim aq sa SHBA provokon Sali Berishën. Unë e adhuroj shumë këtë vend, kështu që nuk mund të ketë provokime”, është shprehur Berisha./albeu.com/