VENDIMI/ Zbulohet emri i kandidatit të PD-së zyrtare për kryetar të Bashkisë së Durrësit (FOTO LAJM)

Luan Hoti është i propozuari i degës së PD-së në Durrës për kandidat për kryetar Bashkie të qytetit bregdetar.

Mësohet se propozimi i është nisur Kryesisë qendrore për miratim.

Ndërkohë që grupi “Berisha” përzgjodhi Ardian Mukën si kandidat për kryebashkiak në Durrës përmes primareve.

Ndërsa nga ana tjetër, Partia Socialiste përzgjodhi Emirjana Sakon si kandidate për kryetare./albeu.com/


Shtuar 1.02.2022 20:52