Partia Demokratike, ka hequr deputetin Lulzim Basha si anëtar i Shqipërisë në KiE. Pasi ka mbetur i vetëm dhe nuk përfaqëson më askënd e asgjë, Basha nuk do të jetë më as përfaqësues i Shqipërisë në KiE dhe si reporter për konfiskimin e aseteve ruse.
Nga dita e djeshme, anëtare nga Partia Demokratike, do të jetë deputetja Albana Vokshi.
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, njoftoi disa ndryshime të deputetëve në delegacionet e përhershme ndërkombëtare.
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka vendosur që Lulzim Basha, të mos jetë më në delegacionin e Këshillit të Evropës.
Basha është hequr nga pozicioni si raporter, për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës.
Po ashtu, kryetari i grupit parlamentar Gazment Bardhi, ka vendosur të ndryshojë vendet e deputetëve të opozitës.
Lulzim Basha, është spostuar në fund të sallës dhe në vendin kur dikur ulej ish-kryetari i PD-së, dhe në vend të tij është caktuar Bledjon Nallbati.