Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në territorin e Bashkisë së Matit.
Sipas dyshimeve të para, zjarri ka nisur në një livadh dhe, për shkak të erës së fortë, është përhapur me shpejtësi drejt një sipërfaqeje pyjore me dushqe.
Të lidhura
None found
Ekipet e shërbimit zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, me qëllim që ato të mos afrohen te banesat.
Fakti që terreni lejon përdorimin e mjeteve zjarrfikëse pritet të ndihmojë në frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit, i cili mund të rrezikojë banesa.
Ndërkohë, policia pritet të nisë hetimet për identifikimin e autorit të mundshëm të zjarrvënies.
