Bamir Topi flet për largimin e Ramës nga pushteti: Të nisë tërheqjen gradualisht

Gjatë emisionit “Minuta e Parë” në News24, ish-presidenti Bamir Topi, ka folur për mundësinë e largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti, duke dhënë edhe këndvështrimin e tij mbi mënyrën se si mund të zhvillohej një proces i tillë.

Topi ironizoi duke thënë se largimi i Ramës do të sillte “kiametin”, ndërsa shtoi se kryeministri duhet të nisë një tërheqje graduale.

Të lidhura

None found

Sipas tij, gjatë viteve në qeverisje Rama ka vendosur njerëz në administratë dhe në institucione, ndërkohë që disa intelektualë nuk kanë mundur të qëndrojnë në këtë klimë dhe janë larguar.

Duke iu referuar opozitës, Topi tha se ajo ka problemet e saj, por në këtë moment duhet të përqendrohet te krijimi i kohezionit.

“Bëhet kiameti që të ikë Rama (qesh). Ai s’e ka ndërmend. Por i sugjeroj që të fillojë të bëjë ulje graduale. Ai gjatë pushtetit të gjatë, ka infiltruar njerëz në pushtetin e tij. Disa intelektualë e kanë pasur të pamundur që të mbijetojnë këtu dhe kanë ikur. Si ikën në zgjedhje ti? Pushtetin të kapur, njerëz të infiltruar, administratën pas vetes. Opozita ka problemet e veta, por nuk është dita për t’u marrë me të. Opozita duhet të krijojë kohezion”, u shpreh ish-presidenti.


Shtuar më 28.09.2026 14:41

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet