Çmimi i naftës, liderët e Arabisë dhe Emirateve i mbyllin telefonin Bidenit

Teksa SHBA po kërkon tregje të tjera për furnizimin me naftë të vendeve perëndimore, derën e ka gjetur të mbyllur në disa prej shteteve të origjinës.

“Wall Street Journal” bën me dije se Shtëpia e Bardhë nuk ia doli të organizonte një telefonatë mes presidentit Biden dhe liderëve të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara.

Pas nisjes së luftën në Ukrainë, Biden po punon për krijimin e një koalicionin për mbështetjen e Kievit dhe ndaljen e rritjes së çmimit të naftës, por prej javësh sheiku Mohammed bin Zayed al Nahyan dhe princi saudit Mohammed bin Salman, kanë refuzuar të flasin me të.

Dy liderët janë shumë të zhgënjyer me mbështetjen e pakët të SHBA-së në luftën në Jemen dhe të shqetësuar për arritjen e një marrëveshje të re bërthamore me Iranin./albeu.com/


Shtuar 9.03.2022 11:17