Ka ndërruar jetë në moshën 119 vjeçare njeriu më i vjetër në botë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Kane Tanaka, e shpallur dhe personi më i vjetër në botë ka vdekur më 19 prill, lindi më 2 janar 1903 në Fukuoka, Japonia juglindore. Tanaka ishte relativisht e shëndetshme deri vonë dhe jetonte në një shtëpi pleqsh në vendlindjen e saj. Asaj i pëlqente të luante lojëra në tavolinë, të zgjidhte probleme matematikore dhe e donte shumë sodën dhe çokollatën.
119 vjeçarja, në moshë të re, ishte marrë me tregti, duke marrë përsipër ndër të tjera edhe një dyqan petësh. Ajo u martua në vitin 1922, pati 4 fëmijë dhe adoptoi të pestin. Gruaja e moshuar duhej të merrte pjesë me karrocën e saj me rrota në stafetën e pishtarit në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021, por ajo refuzoi për shkak të pandemisë.
Ndërkohë në vitin 2019, Libri i Rekordeve Guinness i dha asaj titullin e personit më të vjetër të gjallë në botë. Kur gruaja u pyet se cili ishte momenti më i lumtur në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Tani”./albeu.com