Vdekja e 3-vjeçarit, familjarët kërkojnë drejtësi: Nuk mund të jetë mbytur në atë formë! Kopshti ka gënjyer

Familjarët e 3-vjeçarit që humbi jetën në një kopsht privat në Fier janë mbledhur sot para prokurorisë.

Ata kanë kërkuar zbardhjen e plotë të ngjerjes dhe drejtësi për humbjen e fëmijës së tyre.

Në një deklaratë për mediat, daja hedh dyshime se fëmija nuk mund të jetë mbytur në atë lartësi, dhe rrjedhimisht kundërshton versionin zyrtar të dhënë nga grupi hetimor për ngjarjen.

“Jemi drejtuar para prokurorisë së Fierit për një hall që mos i ndodhtë askujt, asnjë prindi. Mos e paftë këtë hall që na ka rënë. Kemi çuar fëmijën në çerdhe si të gjithë fëmijët e tjerë dhe na vjen lajmi që na ishte mbytur. Dua që ju mediat të shkoni ta kontrolloni në një vend 60 pont lartësia, kur ne fëmijët e kemi mbi 80 pont. Të tërë që jeni ju këtu nëse do e shikoni po ka mundësi që fëmija të jetë mbytur vetë atje do jem i pari që do t’ju kërkoj falje.

Ne dyshojmë te ai vend ata thonë që fom,ija është mbytur këtu me një kapëse që sapo ta kapte alumini ai të mbeste në dorë. Vajtëm e pamë dje vendin. Vajtëm si njerëz dhe u kënaqëm shumë se na thanë do të shikoni realitetin. Kur e pamë atë lartësi jemi shokuar”, thotë ai.

Nëna e 3-vjeçari mes lotësh thotë se fëmija nuk mund të mbytej në atë formë. Ajo shprehet se presidenti i kopshti i ka gënjyer.

“Presidenti i kopshti ka ardhur te shtëpia dhe më ka kërkuar dhe më ka thënë që do ta nxjerr unë të vërtetën. Ka thënë që ka kamera kopshti në çdo cep. Kur vajtëm dje na tha ka vetëm 6 kamera. Vendi ku thotë ai që është vrarë çuni nuk ka mundësi në botë. Ato kapëse që thotë ai të mbesin në dorë. Si të je3të e mundur të vritet një fëmijë 15 kg te ato kapëse. Kopshti sot është i hapur”, shprehet ajo./albeu.com/


Shtuar 10.01.2022 10:24