Vdekja e 16-vjeçarit grek në Selanik, pasi u qëllua me armë nga efektivi i policisë, ka çuar sot në përshkallëzim të protestave. Pak ditë më parë i riu i komunitetit rom u qëllua nga policia në ndjekje e sipër, pasi dyshohet se u largua nga një pikë karburanti pa faturë tatimore.
Menjëherë pas ngjarjes, komuniteti rom është ngritur në protesta të dhunshme për rastin e rëndë, ndërsa sot pas lajmit të vdekjes, situata ka agravuar edhe më tej.
Mediat greke bëjnë me dije se për shkak të sigurisë së qytetarëve, është marrë vendimi që të mbyllen tetë linja të transportit publik në Atikën perëndimore, përfshirë edhe një linjë metroje.