Konflikti që shpërtheu midis Armenisë dhe Azerbajxhanit gjatë natës ka rritur frikën për një përsëritje të luftës së vitit 2020, pasi një përpjekje për një armëpushim u rrëzua brenda pak minutash.
Sipas mediave të Azerbajxhanit, është diskutuar për vendosjen e një një armëpushimu në orën 9 të mëngjesit të së martës. Megjithatë, armëpushimi u prish brenda pak minutash.
Në të njëjtën kohë, Interfax ruse transmeton se ministrat e mbrojtjes të Armenisë dhe Rusisë ranë në kontakt dhe dakord të marrin masa për të “stabilizuar situatën” midis kufirit të Armenisë me Azerbajxhanin.
Kujtohet se që në orët e para të mëngjesit, në kufijtë e dy vendeve shpërthyen përplasjet, ku të dy kampet fajësuan njëri-tjetrin. Gjithashtu është raportuar për viktima nga të dyja palët.
Jerevani pretendoi se forcat Baku, të mbështetura nga artileri dhe dron, u përpoqën të avanconin në territorin armen dhe nisën një sulmet pak pas mesnate në drejtim të qyteteve si Goris, Sotk dhe Jermuk.
“Betejat” po zhvillohen në disa pika përgjatë kufirit dhe “armiku nuk ka reshtur përpjekjet për të avancuar”, tha ministri armen i mbrojtjes në një deklaratë.
“Forcat azerbajxhane vazhdojnë të përdorin artileri, mortaja, dronë dhe armë të rënda,” shtoi ai, duke akuzuar Bakun për shënjestrimin e “infrastrukturës ushtarake dhe civile”.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se forcat e saj nisën sulmet në shenjë hakmarrjeje për minimin e zonave nga armenët në Dashkasan, Kalbazar dhe Laçin. Duke fajësuar Jerevanin për përplasjet, ai tha se kishte viktima midis forcave ushtarake nga të dyja palët.
Marrëdhëniet e tensionuara midis Armenisë dhe Azerbajxhanit
Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike janë tensionuar që nga viti 1991 për enklavën e diskutueshme të Nagorno-Karabakut. Konflikti për kontrollin e saj u përshkallëzua përsëri në vjeshtën e vitit 2020, kur shpërtheu një luftë 44-ditore, gjatë së cilës forcat azere morën kontrollin e disa sektorëve, raporton abcnews.al.
Lufta përfundoi falë një marrëveshjeje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Armenia hoqi dorë nga një pjesë të territorit që kishte kontrolluar për dekada dhe Moska vendosi rreth 2,000 paqeruajtës rusë për të mbikëqyrur armëpushimin e brishtë.
Megjithatë, Baku dhe Jerevani herë pas here akuzojnë njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit përgjatë kufirit. Javën e kaluar, Armenia akuzoi Azerbajxhanin për vrasjen e një prej ushtarëve të saj gjatë përplasjeve kufitare.
Në gusht, Baku tha se kishte humbur një ushtar dhe ushtria e Nagorno-Karabakh tha se dy nga ushtarët e saj ishin vrarë dhe të paktën 12 ishin plagosur.