Në kuadër të operacionit të koduar “First step”, një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, për trafikim të lëndëve narkotike, kanabis.
Operacioni është finalizuar pas një hetimi disa javor. Ndërsa u sekuestruan gati 2 mijë fara kanabisi.
Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.
Njoftimi i policisë;
Vau i Dejës/Operacione policore të njëpasnjëshme për të parandaluar dhe goditur që në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike.
Si rezultat i një hetimi disa javor, finalizohet operacioni policor i koduar “First step”. Sekuestrohen 2000 fara cannabisi.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga poseduesi i farave, i cili synonte t’i shiste ato, me qëllim kultivimin.
Si rezultat i një hetimi proaktiv, të ndjekur për disa javë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, pas informacioneve nga inteligjenca policore, për goditjen e një rasti të posedimit të farave të cannabisit që do të shiteshin me qëllim kultivimin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës finalizuan operacionin policor të koduar “First step”.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 47 vjeçar, banues në Gjirokastër.
Nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, 2000 fara cannabisi, të cilat synonte t’i shiste me qëllim kultivimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.