Rudi Vata, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare, mendon se Shqipëria nuk mund të bëjë një progres dhe futboll modern me Rejan në drejtim. Në “Syri TV” ai shpjegoi se ekipi ka bërë një paraqitje shumë negative.
“Ne jemi një komb i vogël që normalisht po arrijmë të integrohemi ne Europë. Kur luan me një kombëtare si Anglia, diferencat janë tepër të mëdha, jam i sigurt që Shqipëria me këtë parqitje që ka bërë sot ka bërë më të mirën. Kjo është Shqipëria jonë e vogël në futboll se sot ishte si një ndeshje e një boksieri të peshave të rënda me një të peshave të lehta. Edhe boksieri i peshave të lehta ka mundësi të godasë ndonjëherë, por në fudn fiton boksieri i peshave të rënda.
Shqipëria u paraqit dobët, arriti të mbronte deri në momentin që Anglia shënoi golin e parë duke diktuar lojën. Kishim një rast me Uzunin dhe ishte i vetmi rast, por nuk u godit kuadrati. Por duke parë ndehsjen që Shqipëria bëri në Andorra, mendoj se performance ishte shumë më e mirë në aspektin e organizimit, mbulimit apo moslënien e hapësirave dhe luajti më mirë se ndaj Andorrës.
Unë mendoj se flasim gjithmonë se reparti më i fortë është mbrojtja, është e vërtetë, por po të shohësh mesfushën, reparti te ne është më i dobëti në aspektin e dyluftimeve e qarkullimin e topit. Këto mbrojtës sado të fortë të jenë e kanë të vështirë të çlirohen prej topit. Llogaritë duhen bërë ndryshe. Laçi e Bare për mendimin tim nuk ishin në maksimalen e tyre. Anglia diktoi ndeshjen, kishte volum e bëri përaqitje profesionale, ata erdhën të luanin në këtë mënyrë, nuk erdhën të dëmtohen se kanë ndeshje direkte me Poloninë, skuadrat e mëdha diktojnë lojë në këtë mënyrë. Ne jemi kombëtare e vogël, që mund të pretendojmë të bëjmë gjëra të mëdha.
Nëse themi se kemi lojtarë në mirë si Uzuni, si Broja, pse nuk godasim kuadratin e portës? Se nuk ke balancat. Skuadra nuk është vetëm mbrojtja, skuadra që të jetë dominuese duhet të jetë skuadër, portierin e mbrojtësit i kemi të mirë, por edhe performanca e tyre nuk bie në sy nëse nuk kanë lojtarë që të kombinojnë.
Ne kemi luajtur në Njukasëll e kemi luajtur shumë mirë. Edhe në Tiranë kemi luajtur e jemi mundur, por kemi bërë performancë, kemi kënaqur publikun. Edhe rasti i ynë nuk ishte pasojë e një kombinimi si skuadër, ishte Anglia në sulm dhe Maunt e humbi në mesfushë dhe u gjend Hysaj dhe ishte si pasojë e një gabimi momental të kundërshtarit e jo pasojë e një koncepti loje që hodhëm me taktikë në sulm e ide të qartë aty.
Skuadra nuk ka harmoni, se në mbrojtje kemi luajtur edhe me De Biazin, jemi mbrojtur mirë e kemi dëmtuar kundërshtarin. U mbrojtëm sot aq shumë sa edhe më i miri gaboi, kur dominon kaq shumë do gabosh si Gjimshiti, por pas këtij gabimi nuk e ka fajin Gjimshiti, por skuadra që nuk e çliron.
Nuk mundemi ende të vazhdojmë me Rejan trajner 70 e kusur vjeç, sa nuk I ka idetë moderne të futbollit. Anglia beson te Sauthgejt që luan me topin nga mbrapa, jo me pasime të gjata e sulmet nga krahët. Anglia meqë ka pasur eksperiencë më trajnerë të mëdhenj në kampionat ka ndryshuar. Ka besuar te Sauthgejt që ka ide moderne e janë futbollistë modern. Por Reja është shkolla e vjetër e futbollit italian, i fiksuar pas një një grupi lojtarësh. Plus ka bërë gabime, edhe seleksionimi nuk e di a ka kriter, si ka mundësi të marrin lojtarë i fusin 3-4 ndeshje, pastaj e humbet? Ishte një djalë në Suedi e morëm e aktivizuam e pastaj që nga ndeshja me Skocinë u zhduk. Morën Seferin e futën, e fituam, tani përfundon në kampionatin shqiptar, kush i seleksionon këto? Çfarë kriteri, kush është ky drejtori teknik, trajneri, këta që bëjnë skautim, ndaj kemi problem se ka nepotizëm në ekipin kombëtar.
Nuk mund të sjellësh lojtarë sulmeus që nuk shënojnë gola, nuk kanë shpejtësi e agresivitet. Këtu dalin e kërkojnë lojtarë e i shohin se janë jashtë. Por ka edhe në kampionatin shqiptar me të njëjtat cilësi, nuk ka nevojë të shkosh të marrësh nga jashtë që nuk rritin nivelin e të injorosh. Pse të mos gjesh të duhurit se duhen. Futbolli kërkon shpejtësi, agresivitet, ne luajmë ende me futbollin me 5 në orë.
Kur Reja u bë trajner, ishte që përformanca të rritej në krahasim me Panuçin. Pyetja ime është: me 17 ndeshje a është përmirësuar kombëtarja në krahasim me Panuçin? Unë mendoj se pretendimet tona që shoqëronin performancën pas një Europiani, të rriten objektivat, dëshironim që të rritej pjaca. Ne si skuadër kemi shkuar poshtë, nuk jemi një nga skuadrat që konsiderohemi të rrezikshëm që i marrim kundërshtarit pikë. Kemi luajtur edhe me Francën e Portugalinë, edhe me Italinë kemi bërë performanca shumë më të mira se kjo sot. Një Angli që pretendon, por në aspektin e të qenit të madh nuk është, se ka pasur defiçite të mëdha në krahasim me të tjerët.
Mendoj se skuadra ka rënë në pikën më të ulët që mund të jetë me këto lojtarë në dispozicion. Të kesh lojarë e nuk arrin të luash ndaj një inferior. Si ka mundësi që Andorra na vuri në vështirësi në dyluftime, nuk dominuam, nuk krijuam raste ndaj një kundërshtari të dobët. Kjo më bën të dyshoj që trajneri ka shumë problem. Nëse vjen momenti që Reja të rrijë se do të rrijë trajner, atëherë na harxhon kohën, në bën të kuptjmë se jemi të vegjël e nuk mund të rritemi. Me njerëzit atje në FSHF ka të drejtë të jetë dominant, se i pason topin alla italianshe. Por ne që kemi kuptuar si funksionon futbolli modern nuk mund të na gënjejë. Do isha i lumtur që Reja të largohet sa më shpejt nga kombëtarja se nuk ka idetë modern e konceptin e përshtatshëm e na harxhon kohën me histori e përralla. Na tregon që ai di për futbollin e ne nuk dimë. Edhe kush e ka marrë të largohet, dhe atyre i ka mbarur koha. Ka futbolli nevojë për njerëz të ri. Të largohet se na ka sjellë gjithë këto trajnerë e janë harxhuar para e na ka sjellë në futbollin e viteve 90”, tha Vata. /vipsport.al/