Varianti i ri Covid, Italia ndalon hyrjen e personave që vijnë nga Afrika Jugore

Sipas “Corriere della Sera” ministri i Shëndetësisë, Speranza ka firmosur urdhrin të premten në mëngjes që i ndalon hyrjen personave që kanë qënë 14 ditët e fundit në Mozambik, Lesoto, Botsvana, Namibi dhe Zvaziland. Qeveria italiane do që të jetë shumë e kujdesshme ndaj variantit të ri të Covid të zbuluar në Afrikën e Jugut.

Mutacioni ka alarmuar shkencëtarët dhe ministrin për këtë gjë ka firmosur urdhrin në orët e para të mëngjesit. Speranza deklaroi që shkencëtarët italian janë duke e studiuar variantin e ri B.1.1.529 të virusit. Italia është vendi i parë europian që ndalon udhëtimet me këto shtete ndërsa Bashkimi Europian pritet që ta propozojë këtë ndalim.

Mbretëria e Bashkuar dhe Israeli janë shtetet e tjera që kanë aplikuar të njëjtat masa si Italia./albeu.com/


Shtuar 26.11.2021 11:30