Varianti “Delta”, mutacioni më i rrezikshëm i koronavirusit

Delta, variant Indian i koronavirusit duket se është jo vetëm mutacioni më i transmetueshëm por edhe më i rrezikshëm. I identifikuar në Shkurt të këtij viti, në Indi varianti Delta renditet nga ekspertët në krye të listës për trasmetueshmërinë më të lartë mes mutacioneve që Sars Cov 2 ka pësuar që prej identifikimit të tij.

Varianti i Delta transmetohet 2,5 herë më shumë se varianti origjinal, pas tij vjen variant brazilian më 2 herë më shumë transmetueshmëri, më pas variant britanik, afrikan dhe në fund është variant i zbuluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

The Economist shkruan se Delta ka regjistrua më shumë se 1 milion vdekje në indi, ndërsa po përhapet me shpejtësi në disa vende si Kanada, Indonezi, Pakistan, Portugali dhe Rusi. Në Britani tashmë përfaqëson më shumë se 90% të rasteve të reja. Duket se gjithashtu çon në sëmundje më të rëndë.

Shqipëria ende nuk ka izoluar asnjë raste të variantit indian. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se sistemi i survejancës është në alert, por nuk ende asnjë dyshim se ky variant të ketë hyre në vendin tonë.

Shqipëria po regjistron raste sporadike të koronavirusit që janë variant i pare i Sars Cov 2 dhe variantit britanik. Ekspertët janë të mendimit se vaksinat janë efektive ndaj të gjitha varianteve të virusit Sars Cov 2 të identifikuara deri më tani./tv klan


Shtuar 22.06.2021 16:01