Me temperaturat e kësaj fundjave që kanë shkuar deri në 35 gradë Celsius, bregdeti i Vlorës është populluar nga mijëra pushues.
Për të kaluar ditët e fundit të muajit qershor, shumë vizitorë nga vendi, por edhe grupe të shumta turistësh të huaj, i janë drejtuar kësaj zone bregdetare.
Të lidhura
None found
Që në mëngjes herët, plazhet kanë qenë të mbushura, teksa qielli i kthjellët, moti i nxehtë dhe pastërtia e detit kanë ofruar kushte të favorshme për pushime.
Edhe në ditët në vijim pritet të ketë një numër të lartë turistësh, çka e forcon pozicionin e Vlorës si një prej destinacioneve më të kërkuara të sezonit veror.
