Vaksinimi masiv, Manastirliu: Fokusi te moshat e rrezikuara, por synojmë edhe studentët

Ndërsa ka postuar disa foto nga fushata e vaksinimit masiv në Sarandë, që do të zgjasë përgjatë gjithë muajit gusht në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shkruan se fokusi janë moshat +50 vjeç, por shton se synim kanë edhe studentët.

“VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM

Ne jemi të angazhuar të vazhdojmë me vaksinimin e të gjithë qytetarëve +18 vjeç, duke ndalur fokusin tek ata të cilët janë më të rrezikuar +50 vjeç, por duke synuar edhe studentët të cilët duhet të jenë sa më të mbrojtur në auditore për vitin e ri akademik.

Vaksinimi antiCOVID në qendrën shëndetësore në Sarandë ka ecur me ritme shumë të mira mbi 17.000 vaksinime janë kryer në këtë qendër”, shkruan Manastirliu./albeu.com

Shtuar 2.08.2021 19:41