Vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës, OBSH ndryshon rregullat për dozat, ja çfarë rekomandon

Organizata Botërore e Shëdetësisë ka ndryshuar rregullat në lidhje me dozat që duhen bërë për vaksinimin kundër kancerit të qafës së mitrës, Human Papiloma virus.

Sipas ndryshimeve të reja vajzat nga 9-14 vjeç duhet të bëjnë 1 ose dy doza. Po kaq edhe vajzat nga 15 deri 20 vjeç. Ndërsa mbi 21 vjeç duhet të bëjnë dy doza me një interval prej 6 muajsh.

Këto rekomandime kanë mbërritur edhe në sistemin shëndetësor public në Shqipëri.

“Nga vlerësimet e fundit të OBSH-së, vaksina është tepër efektive vetëm një dozë. Për grupmoshat e tjera që rekomandoheshin tre doza, duhen dy doza”, ka thënë për Top Channel shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino.

Bino shpjegon se vaksina ndaj HPC ka pasur një ecuri të mirë dhe me vonë pritet të përfshihen në program edhe vajza të moshave më të rritura.

“Kemi 2-3 muaj që kemi filluar vaksinimin dhe po shohim pranueshmëri. Për fat të mirë nuk ka dhënë efekte anësore” tha Silva Bino./albeu.com/


Shtuar 30.01.2023 21:02