Vajza e tij dhunoi të moshuarën, flet babai i infermieres: Gjendja e saj shëndetësore nuk është e mirë

Babai i ish-infermieres, Aurona Pelaj ka folur dhe ka dhënë disa detaje se si e ka kuptuar për rastin.

Video e cila është publikuar në rrjetet sociale shfaq një infermiere 23-vjeçare teksa dhunonte një grua të moshuar, të sëmurë e krejt të pambrojtur në një qendër për përkujdesjen e këtyre personave në Pejë.

Të paktën dy punonjëse tjera të kësaj qendre argëtoheshin me aktin dhe ishin kujdesur që ta filmonin me telefon.

Ai ka folur edhe për gjendjen e vajzës së tij, për të cilën thotë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai tha se edhe pse ka kërkuar falje, është shumë i shqetësuar me gjithçka që ka ndodhur.

Ai shtoi se sot ka angazhuar një avokat për rastin.

“Sot kam shku ne Polici e kam angazhu nje avokat, keq osht”.


Shtuar 3.11.2022 19:43