Ushtruan dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve, arrestohen pesë persona

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 5 persona. Nga njoftimi i policisë, mësohet se këta persona kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tyre.

Ndërkohë, blutë bëjnë me dije se 3 persona të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Ndaj tyre rëndon vepra penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi:

DVP Tiranë/ Komisariati i Policisë Nr.1 arrestoi në flagrancë shtetasin P.S, 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj mbesës së tij.

Komisariati i Policisë Nr.2 arrestoi në flagrancë shtetasin Xh.B, 32 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.

Komisariati i Policisë Nr.3 arrestoi në flagrancë shtetasin E.Xh, 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij. Gjatë kontrollit në dhomën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Nr.4 arrestoi në flagrancë shtetasen Xh.N, 37 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe vëllait në kundërshtim me urdhërin e mbrojtjes.

Komisariati i Policisë Nr.5 arrestoi shtetasin E.T, 27 vjeç si dhe filloi proçedimin në gjendje të lirë për shtetasit K.A, 19 vjeç, A.A, 24 vjeç dhe B.H, 27 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” , pasi gjatë një konflikti me shtetasin B.H në servisin e tij aksidentalisht shtetasi E.T, ka dëmtuar nënën e shtetasit B.H, jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 5.01.2025 16:30