Ushtarët amerikanë zbresin në Tiranë, do trajtojnë Forcat e Armatosura Shqiptare

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka pritur sot në Tiranë ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey.

Sipas ambasadës ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.

Me një postim në rrjetin social Facebook ambasada amerikane ka shkruar:

“Ambasadorja Yuri Kim mirëpret ushtarët amerikanë nga Garda Kombëtare e New Jersey të cilët mbërritën sot në Tiranë. Ata do të ndihmojnë Shqipërinë në përgatitjen për të marrë dy helikopterë UH-60A Blackhawk nga Shtetet e Bashkuara dhe gjithashtu do të kryejnë trajnime për të përgatitur Forcat e Armatosura Shqiptare për stërvitjen Defender 21.” /albeu.com/

Shtuar 10.04.2021 07:04