Kolla, edhe pse e bezdisshme, është një mekanizëm i dobishëm mbrojtës i sistemit tonë të frymëmarrjes që na ndihmon të eliminojmë në mënyrë efektive grimcat e ndryshme të dëmshme dhe mikroorganizmat që hyjnë në të.
Është një simptomë e një ftohjeje që shkakton nervozizëm, vështirësi në gjumë dhe rraskapitje në rutinën tonë të përditshme.
Nëse dëshironi ta përballoni atë në mënyrë natyrale, ushqimet e mëposhtme do t’ju ndihmojnë:
Çokollatë
Në çokollatë gjejmë substancën teobrominë që gjendet në kakao. Teobromina krijon një shtresë mbrojtëse në fytin tonë, duke mbrojtur mbaresat nervore që shkaktojnë kollën.
Mjalti
Mjalti zbut fytin, duke krijuar një shtresë të hollë në muret e tij që mund të lehtësojë gëlltitjen. Aktiviteti antibakterial dhe antifungal është gjithashtu i njohur.
Jamballi
Ka një efekt ekspektorant, duke e tretur më lehtë mukozën. Përveç kësaj, kimikatet në jamball qetësojnë dhimbjet e fytit./albeu.com