Lituania i ka dërguar një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin, pasi u lëshua një urdhër arresti për të dyshuar për krime lufte.
Ministria Jashtme ka postuar në “Twitter”një foto të një pankarte ku shkruhet “Putin, Haga po ju pret”.
Putin, the Hague is waiting for you! https://t.co/5GwHc7k4VW pic.twitter.com/ErDPkARZyp
— Lithuania MFA | #StandWithUkraine (@LithuaniaMFA) March 17, 2023
Në mars të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, pikturoi të njëjtin mesazh në një rrugë përballë ambasadës ruse të qytetit.
Ditën e djeshme Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte.
Në deklaratën e gjykatës u tha se urdhërarrestimi është lëshuar edhe për Maria Lvova-Belova, zyrtare ruse për të drejtat e fëmijëve, e cila dyshohet se drejton dëbimin e fëmijëve ukrainas për në Rusi.
Të dy dyshohen se “kanë kryer vepra vetë, bashkërisht me persona të tjerë apo përmes personave të tjerë”, u tha në njoftimin e gjykatës.
Aty po ashtu u tha se Putin ka dështuar “të ushtrojë kontrollin e duhur mbi vartësit civilë dhe ushtarakë që kryen veprat, ose lejoi kryerjen e tyre”. Sipas gjykatës, vartësit ishin “nën kontrollin efektiv të tij [Putinit], në përputhje me përgjegjësinë superiore”.
“Ka arsye për të besuar se çdo i dyshuar është përgjegjës për krimin e luftës të dëbimit të paligjshëm të popullsisë dhe transferimit të paligjshëm të popullsisë nga zonat e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse, sa i përket fëmijëve ukrainas”, tha Gjykata Penale Ndërkombëtare në deklaratën e lëshuar më 17 mars.
Me këtë urdhërarrestim, Putin bëhet kreu i tretë në botë, që gjatë kohës në pushtet, është përballur me urdhër-arrest ndërkombëtar nga tribunave për krime lufte, së bashku me liderin sudanez, Omar al-Bashir dhe atë të Libisë, Muammar Gaddafi./Albeu.com/