“Unë i shkreti kam një orë që pres”, Korreshi thirrje Ramës të shkojë në Kuvend: Mos të bëjë Koçin e Teta Ollgës

Deputeti demokrat Saimir Korreshi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shkojë në seancën plenare dhe të përgjigjet për çështjen “McGonigal”.

Gjatë fjalës së tij, shoqëruar me batuta, Korreshi vuri në dukje edhe faktin që opozitës i është mohuar fjala.

“Gjatë gjithë kohës keni luajtur pis me opozitën. Kjo shfaqje që vjen sot, vjen se keni mohuar të drejtën e 750 mijë opozitarëve që kanë votuar kundër kësaj qeverie. Duhet të vijë kryeministri të japë shpjegime mbi çështjeje McGonigal. I themi të vijë të bëjë kryeministrin dhe jo Koçin e Teta Ollgës…”, tha ai.

Ndërkohë, kur drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi që t’i përmbahet procedurës, ai nuk ia kurseu ironitë.

“Pse u mërzite ti? Unë i shkreti kam një orë që pres këtu… kur do vijë kryeministri? Kjo është çështja”, tha Korreshi. /albeu.com

 


Shtuar 16.02.2023 12:12