Ulja e temperaturave, Qafë Thora mbulohet nga dëbora (VIDEO)

Qafë Thora në qarkun Shkodër është mbuluar nga dëbora. Aksi rrugor që mundëson zhvillimin e turizmit malor është i hapur dhe po mbahet nën kontroll nga borëpastrueset për të mos bllokuar qarkullimin.

“Në Qafë Thore vazhdon puna pa ndërprerje me 3 borëpastruese për të mbajtur hapur këtë aks të rëndësishëm për turizmin malor
Qarkullimi kryhet pa probleme, reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet mesatar, temperatura shënon 0°C”, njofton ARRSH./albeu.com


Shtuar 17.01.2023 11:47