Ukraina: Trupat ruse po përpiqen të rrethojnë forcat tona pranë Severodonetsk

Situata në Severodonetsk ditët e fundit, qytet në rajonin e Donjeckut në Ukrainën lindore, aktualisht po përjeton luftimet më të këqija.

Sipas ushtrisë ukrainase, rusët kanë vazhduar sot operacionet sulmuese në zonën e Severodonetsk për të provuar të marrin kontrollin e plotë të qytetit dhe të krijojnë kushtet për të rrethuar njësitë ukrainase.

Në një përditësim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha: “Luftimi vazhdon. Armiku qëlloi me artileri në zonën e Severodonetsk, Lysychansk, Ustynivka, Toshkivka, Zolote dhe Hirske.”

Dhe ushtria ruse po përgatitet të rifillojë ofensivën e saj në qytetin e Slovyansk, gjithashtu në rajonin e Donetskut, thuhet në raport./albeu.com


Shtuar 10.06.2022 23:55