Ukraina: Ky është numri i ukrainasve të vrarë që nga nisja e luftës

Autoritetet në Ukrainë kanë konfirmuar se 112 fëmijë janë vrarë deri më tani që nga fillimi i luftës.

Lajmin e bëri të ditur skyneës, që tha se janë tre viktima më shumë nga vlerësimi i djeshëm prej 109 fëmijësh.

Ukraina tha gjithashtu se 140 fëmijë janë plagosur në konflikt.

Rikujtojmë se dhjetëra karroca janë vendosur ditën e djeshme në qytetin perëndimor të Lviv për të ilustruar shkallën e këtyre humbjeve shkatërruese.


Shtuar 19.03.2022 09:32