Ukraina: Kemi vrarë rreth 28 mijë ushtarë rusë

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt.

Sipas zyrtarëve ukrainas më shumë ushtria e tyre ka vrarë më shumë se 27.900 trupa ruse, ndërsa kanë shkatërruar 3.009 automjetet ushtarake të blinduara ruse.

Skynews thekson se shifrat e pretenduara nga pala ukrainase nuk janë verifikuara nga burime të paanshme.

Ndërkohë më herët një deputet rus i cili merr pjesë në bisedimet e paqes ka thënë se Rusia duhet të marrë në konsideratë dënimin me vdekje për ata që ai i quajti luftëtarët nacionalistë nga regjimenti Azov i Ukrainës, sipas skynews.

Në një debat në dhomën e ulët të parlamentit të Rusisë pasi ushtarët në fabrikën e çelikut Azovstal të Ukrainës u dorëzuan, ligjvënësi Leonid Slutsky tha se megjithëse

Rusia kishte një moratorium mbi dënimin me vdekje, duhet të “mendojë me kujdes” për dënimin e luftëtarëve të Azov.

“Ata nuk e meritojnë të jetojnë pas krimeve monstruoze që kanë bërë kundër njerëzimit dhe që vazhdojnë të bëhen ndaj të burgosurve tanë”, tha ai.